Një 84-vjeçare nga komuna e Fushë Kosovës është sot viktima e radhës nga virusi COVID-19.
E moshuara, e cila po trajtohej në shtëpinë e saj, ka pasur edhe sëmundje tjera shoqëruese.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i komunë së Fushë Kosovës, Ali Topalli.
“Sot në orët e pasditës kemi edhe një rast me fatalitet në Komunën e Fushë Kosovës, bëhet fjalë për një person të gjinisë femërore, është 84-vjeçare, e cila ka ndërruar jetë si pasojë e pandemisë, virusit COVID-19. Sipas informacioneve nga stafi mjekësor i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, e ndjera ka vuajtë edhe nga sëmundje të tjera, me të cilat është përballur. Ka qenë në shtëpi duke marrë trajtim”, tha Topalli.
Kjo është viktima e tretë e konfirmuar gjatë ditës së sotme, e cila humbi jetën dhe e cila ishte pozitive me COVID-19.