Kosovarët, pjesë e rrjetit shqiptar që trafikon klandestinë drejt BE-së

Shtetas nga Kosova futen në lojë për trafikun e klandestinëve nga Greqia përmes Shqipërisë në Kosovë me destinacion vendet e BE-së.

“Strukturat për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare, shërbimet e Sektorit të Policisë Rrugore dhe Komisariatin e Policisë Pogradec, në vijim të operacionit policor ‘Perimetri’, goditën një tjetër rast të veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, me qëllim dërgimin drejt vendeve të BE-së. Si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:– B. J., 41 vjeç dhe F. S., 48 vjeç banues në Prishtinë, Kosovë, të cilët u kapën nga shërbimet e Policisë Rrugore në afërsi të fshatit Memlisht, Pogradec, duke transportuar me mjetin minibus tip ‘Benz’, në drejtim të Prishtinës, 16 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt fitimit u kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Reklama e sponzorizuar