Pas një rritjeje drastike, me 15 raste në 24 orë, këtë të enjte numri i të infektuarve me koronavirus në Shqipëri u luhat sërish.
Drejtorja e Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor, Mirela Cami deklaroi se mes 204 personave të testuar, kanë dalë pozitivë vetëm pesë qytetarë.
Numri më të madh të të infektuarve vijon ta mbajë Durrësi.
Aktualisht në Shqipëri janë 167 personave aktivë me COVID-19.











