Mërgimtarët ikin për dy ditë për shkak të thashethemeve se kufiri do të mbyllet

Është ulur ndjeshëm numri i mërgimtarëve që vijnë për pushime në Kosovë.

Derisa vitin e kaluar në periudhën e njëjtë kishin hyrë mbi 120 mijë mërgimtarë nga pika kufitare në Merdarë, këtë vit janë vetëm rreth 40 mijë.

Reklama e sponzorizuar

Kështu ka thënë komandanti në pikën kufitare në Merdarë, Adem Krasniqi, në një lidhje direkte për emisionin “SOT” në KTV.

“Fluksi krahasuar me vitet e kaluara është dukshëm në rënie”, ka thënë Krasniqi.

“Të gjithë mërgimtarët kontrollohen nga mjeku para se të hyjnë në Kosovë” ka deklaruar ai.

Ai ka thënë se shumë mërgimtarë muajin e kaluar kane qëndruar vetëm dy ditë në Kosovë për shkak të thashethemeve se kufijtë do të mbyllen.

“Apeloj te mërgimtarët që të dëgjojnë IKSHPK-në dhe deklaratat zyrtare e jo thashethemet”, ka përfunduar ai.

Policia kufitare po vazhdon punën normalisht dhe është e gatshme edhe për fluks më të madh të mërgimtarëve.