Merkel: Virusi demaskoi “populizmin faktmohues”

“Pandemia nuk mund të luftohet me rrena dhe dezinformata dhe as me urrejtje e agjitacion. Populizmi i mohimit të fakteve po shpërfaq kufizimet e veta. Në një demokraci, faktet dhe transparenca janë të domosdoshme. Kjo e shquan Evropën dhe Gjermania do të qëndrojë për këtë gjatë presidencës së saj”, është shprehur Merkel

Pandemia po i demaskon kufizimet e “populizmit të mohimit të fakteve”, ka deklaruar kancelarja gjermane, Angela Merkel, gjatë adresimit para deputetëve të Parlamentit Evropian.

Reklama e sponzorizuar

“Pandemia nuk mund të luftohet me rrena dhe dezinformata dhe as me urrejtje e agjitacion. Populizmi i mohimit të fakteve po shpërfaq kufizimet e veta. Në një demokraci, faktet dhe transparenca janë të domosdoshme. Kjo e shquan Evropën dhe Gjermania do të qëndrojë për këtë gjatë presidencës së saj”, është shprehur Merkel, raportojnë mediet ndërkombëtare.

Në fjalimin e saj, Merkeli ka shpalosur planet e vendit të saj gjatë presidencës gjashtëmujore të radhës së Bashkimit Evropian. Gjermania ka marrë detyrën e kryesimit të BE-së më 1 korrik.