Ndërron jetë i infektuari me Covid-19 nga Cërnica e Gjilanit

A.L. (64 vjeçar) nga Cernica e Gjilanit, ka ndërruar jetë sot pasi ishte konfirmuar pozitiv me COVID-19.

Gjatë katër muajve të përballjes më pandeminë COVID-19, Gjilani ka shënuar 289 raste pozitive, 155 janë shëruar, 128 janë aktive, derisa pesë pacientë kanë ndërruar jetë.