Reshjet e shiut përmirësojnë situatën hidrike në liqenin e Fierzës

Hidrocentrali i Fierzës-Shqipëri

Niveli i liqenit në basenin më të madh ujëmbledhës në kaskadën e Drinit, ka arritur rreth 271 metra.

I njëjti ishte vetëm 259 metra në ditët e fundit të muajit mars.

Këto shifra tregojnë se niveli i ujit në liqenin e Fierzës është rritur me 12 metra.

Reklama e sponzorizuar

Niveli maksimal i liqenit është 296 metra.

Për të arritur këtë shifër basenit më të madh i duhen edhe 26 metra.

Ndërkohë janë rikthyer edhe reshjet e borës në fshatrat e Kukësit në lartësinë mbi 700 metra.

Deri tani nuk raportohet për probleme.

Në qytet dhe zonat e ulëta ka reshje të dendura shiu temperaturat janë ulur ndjeshëm të cilat shoqërohen me erë të fortë.