Në Spitalin e Pejës, gjashtë pacientë në gjendje të rëndë

Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës gjashtë pacientë me COVID-19 janë në gjendje të rëndë, ndërsa 20 tjerë janë në oksigjenoterapi.

Në raportin e Spitalit të Pejës është thënë se 66 pacientë po trajtohen për COVID-19, prej tyre 58 janë të konfirmuar si pozitivë e tetë janë në pritje të rezultateve. Pesë pacientë janë shëruar në 24 orët e fundit.

Nga personeli pesë mjekë janë të infektuar, shtatë infermierë dhe një bioinxhinier.

Reklama e sponzorizuar