Nga e shtuna punime në “Arbën Xhaferi” në pjesën Doganaj-Hani i Elezit, herë pas here do të mbyllet njëri shirit

Ministria e Infrastrukturës, njofton qytetarët e Republikës së Kosovës se duke filluar nga data 11.07.2020 (e shtunë) e deri në përfundim të punimeve, do të ketë punime rrugore në Autostradën “Arbën Xhaferi” ndërmjet nyjës në pjesën Doganaj-Hani i Elezit.

Përgjatë këtij segmenti rrugor, aktivitetet e punimeve në këtë pjesë të kësaj autostrade, do të zhvillohen në mirëmbajtjen e fugave të dilatimit të urave.

Gjatë zhvillimit të këtyre aktiviteteve, varësisht nga pjerrtësia tërthore e urave, do të bëhet mbyllja e përkohshme e njërit shirit qarkulluese të trafikut në gjatësi sa nevojitet për zhvillimin e punimeve, duke vendosur shenja të përkohshme adekuate të trafikut për paralajmërim të punimeve rrugore me ç’rast pas përfundimit të punimeve do të largohen menjëherë.

Reklama e sponzorizuar

Punimet do të kryhen në dy drejtimet, nyja Doganaj-Hani i Elezit dhe anasjelltas.

Ministria e Infrastrukturës, kërkon mirëkuptimin e qytetarëve deri në përfundimin e këtyre punimeve.