Njoftim më rëndësi për bujqit nga Ministria e Bujqësisë!

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka njoftuar se ka hapur thirrjen për aplikime për grante dhe subvencione për periudhën 2020/2021.

Sipas ministrit të Bujqësisë, Besian Mustafa, shuma e tërësishme e programeve do të jetë 53 milionë euro.

“Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural sot ka hapur thirrjen për aplikime për fermerët, agropërpunuesit dhe bizneset rurale për disa nga masat e Zhvillimit Rural për vitin 2020/2021 dhe për të gjitha masat e Programit për Pagesa Direkte për vitin 2020, me një buxhet gjithsej prej 53 milionë euro”, tha Mustafa në një konferencë për medie, përcjell Telegrafi.

Reklama e sponzorizuar

Ai tha se aplikuesit do të përfitojnë 50 për qind paradhënie.

“Duke marr parasysh situatën e pandemisë COVID-19, e cila ka vështirësuar gjendjen e fermerëve dhe bizneseve agro-rurale kemi marr disa hapa që lehtësojnë procesin e aplikimit. Te Programi i Zhvillimit Rural, në bashkëpunim me Bankën Botërore, kemi zhvilluar aplikimin online për grante. Të gjithë përfituesit do të përfitojnë 50 për qind paradhënie me garancion bankar, duke e rritur kështu likuiditetin”, tha ai.