Kryeministri Avdullah Hoti kishte kërkuar paraprakisht që çështja e rezolutës të shtyhet për një ditë tjetër.
“Kemi kërkuar diskutim të gjatë në seancën atë ditë, mendova se u dakorduam për një rezolutë… E di, shumica ishin dakord me atë rezolutë. Kam prezantuar platformën e Qeverisë për dialogun, duke përfshirë edhe vijat e kuqe. Kam propozu që të formohet komision parlamentar për dialog. U pa se nuk është disponimi të formohet komision, por që unë të raportoj rregullisht para dhe pas çdo raundi të dialogut. Është një rezolutë e re, propozoj ta shtyjmë për ditë tjetër, të ulemi bashkë gjitha grupet parlametare me Qeverinë dhe të vijmë te një rezolutë që e maksimizon rolin e Kuvendit në këtë process, në përputhje me Kushtetuën. Unë jam i hapur, sido që e shihni rolin e Kuvendit në këtë proces normalisht në përputhje me Kushtetutë, që ta ndihmoni këtë process”, ka thënë Hoti.
Kryetarja Osmani ndërkaq ka thënë se në Kuvend nuk ka ardhur asnjë platformë për dialogun.
“Nuk kemi platformë në Kuvend për dialogun, ka pasur debat, nuk ka ardhur asnjë platformë. Krijimi i Komisioneve të reja “ad hoc” mund të bëhet vetëm me propozim të deputetëve të Kosovës. Proceduralisht nëse deputetët kanë vullnet e mirëpresim”, ka thënë ajo.
Të njëjtën e ka thënë edhe Selimi. “Hoti iu referua një platforme për të cilën nuk e kemi të shkruar dhe nuk e kemi këtu. Nuk ekziston një platformë që të mbështetemi te ajo”, ka thënë ai.