Për shkak të pandemisë së coronavirusit, papunësia në Suedi është rritur në nivelin më të lartë që nga viti 1998.
Në qershor, papunësia u rrit me gati 10 për qind për shkak të pasojave ekonomike të shkaktuara nga COVID-19, megjithëse suedezët, ndryshe nga vendet e tjera evropiane, nuk u mbyllën.
Shkalla e papunësisë për njerëzit midis moshës 16 dhe 64 vjeç arriti në 9.4 për qind muajin e kaluar, duke tejkaluar kulmin prej nëntë përqind në fillim të vitit 2010 gjatë krizës financiare, shkruan The Guardian.
Rritja ishte shumë e shpejtë, me papunësinë në 7.2 për qind në janar dhe arriti në 8.6 për qind në maj.
Shkalla më e lartë e papunësisë daton në qershor të 1997 (11.7 përqind) në fund të krizës së rëndë ekonomike që goditi Suedinë, transmeton Telegrafi.
Sipas të dhënave, Suedia kishte 557 mijë persona të papunë në muajin qershor, gati 150 mijë më shumë se një vit më parë. Të rinjtë janë veçanërisht të prekur, me papunësinë duke arritur nivelin më të lartë që nga viti 1993.
Gati 173 mijë njerëz nën moshën 25-vjeçare ishin regjistruar si të papunë, 50 mijë më shumë sesa para goditjes së pandemisë në Suedi. /Telegrafi/