Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka bërë të ditur se kanë pranuar makineritë e apra si dhe testet serologjike për Covid-19 në komunën që ai drejton. Ai thotë se sot janë testuar 60 personat e parë, ndërsa shton se brenda dy javëve do të ketë mbi 400 testime në ditë.
Ahmeti po ashtu bën të ditur se, përmes hulumtimit, do të dihet përqindja e saktë e të infektuarve.
“Dje kemi pranuat edhe maqinat e para si edhe testet serologjike për COVID në Komunën tonë. Sot kemi testuar edhe 60 personat e parë por në ditët e para jemi në procesin e kalibrimit dhe testimit të aparateve dhe metodologjisë.”, thotë ai.
“Nga e hëna do të fillojmë edhe me testim të qytetarëve, duke prioritizuar grupet e rrezikuara me simptome. Momentalisht jemi me kapacitet rreth 100 teste në ditë e brenda dy javësh do jemi me kapacitet rreth 400 në ditë.”
Këto janë synimet e komunës së Prishtinës në menaxhimin e pandemisë, sipas Ahmetit:
Synimi primar në fillim është
1. Përmes hulumtimit me 1000 persona në Prishtinë ta dijmë saktë përqindjen e atyre që e kanë pasur virusin.
2. Me një mostër të personave që kanë rezultuar pozitiv në Prishtinë që nga Marsi (1600 total – mostra rreth 600 të kuptojmë imunitetin, sa krijohet, te kush, dhe sa gjatë zgjat).
“Na prift e mbara në këtë kapitull të ri”
“P.s. Me decentralizim të testeve, shumë shpejtë shumica e laboratoreve private do ta kenë mundësinë e testimit serologjik dhe PCR.”, përfundon ai.