Kina jep aprovimin e parë për një vaksinë antiCovid

Kina jep aprovimin e parë për një vaksinë kandidate kundër Covid-19.

Vaksina Ad5-nCoV e zhvilluar nga grupi Tianjin CanSino Biologics bashkë me Institutin e Bioteknologjisë dhe Akademinë e Shkencave Mjekësore Ushtarake kineze, ka marrë dakordësinë për t’u thelluar në mundësinë e prodhimit në masë brenda një kohe të shpejtë vaksinën.

Reklama e sponzorizuar

Miratimi është marrë më 11 gusht, pas konfirmimit për një efikasitet të vaksinës kandidate. Kina shihet edhe si vendi prej nga nisi pandemia e koronavirusit, për t’u përhapur më tej në të gjithë botën.

Ndërkohë javën e kaluar ishte Rusia ajo që njoftoi vaksinën e parë kundër Covid-19.