Punime në autostradën “Arbën Xhaferi” duke filluar nga nesër

Ministria e Infrastrukturës njofton qytetarët se duke filluar nga dita e shtunë e deri në përfundim të punimeve, do të ketë punime rrugore në autostradën “Arbën Xhaferi” ndërmjet nyjës në pjesën Doganaj-Hani i Elezit. Përgjatë këtij segmenti rrugor, aktivitetet e punimeve në këtë pjesë të kësaj autostrade, do të zhvillohen në mirëmbajtjen e fugave të dilatimit të Urave.

Gjatë zhvillimit të këtyre aktiviteteve, varësisht nga pjerrtësia tërthore e urave, do të bëhet mbyllja e përkohshme e njërit shirit qarkulluese të trafikut në gjatësi sa nevojitet për zhvillimin e punimeve, duke vendosur shenja të përkohshme adekuate të trafikut për paralajmërim të punimeve rrugore me ç’rast pas përfundimit të punimeve do të largohen menjëherë.

Reklama e sponzorizuar

Punimet do të kryhen në dy drejtimet, nyja Doganaj-Hani i Elezit dhe anasjelltas.

Në fund, Ministria e Infrastrukturës, kërkon mirëkuptimin e qytetarëve deri në përfundimin e këtyre punimeve.