Rekord i zi: Konfirmohen 276 raste të reja – vdesin 8 persona

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se gjatë 24 orëve në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK, me metodën RT-PCR janë testuar gjithsej 404 mostra, ku pozitive kanë rezultuar gjithsejtë 276.

Numri total i rasteve pozitive në tërë vendin ka arritur në 7,413 nga 34.720 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 185 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese, përcjell Telegrafi.

Gjatë kësaj kohe janë shëruar edhe 153 ku numri i të shëruarve ka arritur 4,027, kurse raste aktive 3,201.

Reklama e sponzorizuar

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 61 raste, komuna Gjilan 29 raste, komuna Podujevë 23 raste, komuna Gjakovë 22 raste, komuna Vushtrri 22 raste, komuna Prizren 20 raste, komuna Mitrovicë 14 raste, komuna Skenderaj 10 raste, komuna Viti 9 raste, komuna Pejë 7 raste, komuna Fushë Kosovë 7 raste, komuna Rahovec 6 raste, komuna Kamenicë 6 raste, komuna Dragash 5 raste, komuna Malishevë 5 raste, komuna Ferizaj 5 raste, komuna Drenas 4 raste, komuna Klinë 4 raste, komuna Lipjan 4 raste, komuna Suharekë 3 raste, komuna Deçan 3 raste, komuna Obiliq 2 raste, komuna Zubin Potok 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Shtime, Graçanicë dhe Kaçanik. /Telegrafi/