Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë shënuar 192 raste të reja me koronavirus, duke e çuar në 7 mijë e 846 numrin e rasteve pozitive me COVID-19 të regjistruara deri më tani.
Por, bazuar në të dhënat e publikuara nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, nga 1 korriku deri më sot në Kosovë kanë vdekur 142 pacientë të infektuar me koronavirus.
Nga 54 vdekje sa ishin shënuar deri më 1 korrik, tani IKSHPK-ja ka konfirmuar 196 viktima të koronavirusit.
Alarmante për këtë periudhë është edhe rritje e numrit të raste të reja të infektimeve, gjithsej 4 mijë e 855 raste të reja pozitive me COVID-19.
Shifra prej 2 mijë e 991 raste sa ishte më 1 korrik, më 29 të këtij muaji arriti në 7 mijë e 846 raste.
Ndërsa, sa u përket të shëruarve, gjatë këtij 29-ditëshi u shëruan 2 mijë e 623 të infektuar, duke e çuar në 4 mijë e 267 numrin e përgjithshëm të të shëruarve nga koronavirusi.
Momentalisht në Kosovë janë 3 mijë e 383 raste aktive me koronavirus.