Tahiri: Nga moskalimi i Ligjit për pagat kanë pësuar mbi 60 mijë punëtorë

Zëvendëskryeministri Besnik Tahiri ka thënë se nga mos kalimi i Ligjit për Pagat kanë pësuar mbi 60 mijë punëtorë

Ai ka shtuar se ky ligj duhet shtyer urgjentisht të përpara.

Tahiri thekson se ka pasur keqpërdorime në shtesa, derisa shton se do të shohin si të veprojnë.

Reklama e sponzorizuar

“Ne duhet të shohim si të veprojmë me shtesa. Keqpërdorimi në këtë kategori ka qenë i skajshëm. Ligji është prek në Kuvend, ligji që është votuar në Qeveri ka qenë në vijë me atë që ka thënë Gjykata Kushtetuese. Një çështje tjetër që po diskutohet është ligji për Zyrtarë publik edhe ai është prek por është në fuqi. Kushdo thotë se mund të hyhet në punë me kontratë në vepër, kjo ka përfunduar”, ka thënë ai.

Tahiri: Duhet të rishikohen masat për mbrojtje nga virusi

Zëvendëskryeministri Besnik Tahiri ka thënë se duhet të rishikohen masat për mbrojtje nga virusi

Ai ka thënë se kjo duhet të bëhet me evidencë.

Tahiri ka insistuar se ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka bërë punë të mirë.

Duhet të rishikohen por me evidencë. Problemi është se a po bënë shteti sa duhet. Ministri Zemaj ka bërë një punë shumë të mirë, nuk ka ditë më mbajt marrëdhënie me publikun por në esencë ka bërë shumë punë të mirë. Masat që janë marrë nuk kanë prodhuar shume efekte. Unë personalisht nuk kam qenë për mbyllje, është dashur të rritet masa e inspektimit dhe me lejuar ekonominë”, ka thënë ai.

Tahiri: Zemaj ka punuar, Qeveria ka dështuar të mbrojë punën e saj

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Tahiri, ka thënë se ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka punuar porse Qeveria ka dështuar ta mbrojë punën e saj.

Sipas tij, nga ministri Zemaj ka marrë 35 veprime konkrete në menaxhimin e pandemisë.

“Situata është alarmante me COVID. Zemaj ka bërë rreth 35 veprime konkrete në menaxhimin e pandemisë. Së pari ne si Qeveri kemi dështuar t’i dalim në mbrojtje kësaj pune që e ka bërë Zemaj. Cilat janë efektet që po rritet numri, këto duhet ti jap vlerësimet Instituti. Unë kam shtruar pyetjen për gastronomi, kam thënë se ku është logjika me punu deri në orën 21, e mos me punu deri në orën 23:00”, ka thënë ai.

Tahiri: Është e çuditshme si u bë njoftimi për aktakuzën ndaj Presidentit

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Tahiri, ka thënë se është e çuditshme se si u bë njoftimi për aktakuzën ndaj Presidentit Hashim Thaçi.

Ai ka thënë se nuk e din a është e qëllimshme aktakuza, porse e quan të çuditshme që ajo ndodhi derisa Hoti e Thaçi ishin rrugës për SHBA.

“Nuk është çështje gatishmërie po çështje marrëveshje. Ideja është se si me ndertu dhe si me sjell involvimin amerikane. Neve na ndodhi një fatkeqësi që Thaçi e Hoti ishin në udhëtim për në shtëpinë e bardhë, por erdhi deklarata për propozim aktakuzë. Unë nuk e di a është e qëllimshme, por me të ndodhë sa t jesh në fluturim është e çuditshme”, ka thënë ai.

Tahiri: Nuk duam një marrëveshje të shpejtë

Zëvendëskryeministri Besnik Tahiri ka thënë se me Serbinë nuk duan marrëveshje të shpejtë.

Ai ka thënë se nuk mund të hyhet me një proces, fundi i së cilit nuk dihet.

“Sa i përket marrëdhënieve në qeveri dhe në koalicion, janë marrëdhënie të gjata. Lidhja AAK LDK, është i modelit të dy partive të djathta të Gjermanisë, dhe nuk ka asnjë dilemë dhe problem mes nesh por çka mund të thuhet është që është demokraci dhe nuk mund të shkojmë pas një njeriu, në demokraci secili e jep qëndrimin e vet dhe fjala ka peshë vetëm kur është publike dhe transparente”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se nuk mund të vazhdojnë për vite ta trajtojnë marrëveshje që nuk janë zbatuar.

“E kam përcjell Haradinaj dhe ka pasur qëndrime te sakta dhe të drejtpërdrejta dhe jemi në një vijë, dhe pozicioni i tij e ndihmon Kosovën dhe konceptin e Hotit për dialog. Ajo që shihet në fillim të dialogut është se nuk kërkojmë marrëveshje të shpejtë, por prezantojmë një qëndrim publik, se nuk mund të vazhdojmë edhe dhjetë vjet të trajtojmë ekonominë dhe politikën e tema për te cilat nuk ka efekt të drejtpërdrejtë në terren, sepse ka pasur shumë marrëveshje që në teren nuk janë zbatuar”, ka thënë ai.

Tahiri: Në dialog duhet të përfshihet SHBA

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Tahiri, ka thënë se në dialogun me Serbinë duhet të përfshihet SHBA-ja.

Ai ka thënë se e kanë mbështetur kryeministrin Avdullah Hoti në secilin proces.

Tahiri ka thënë se AAK-ja ka pasur disa qëndrime që e ndihmojnë kryeministrin Hoti, dhe njëra nga ta është edhe përfshirja e SHBA-së në proces.

“Ne kryeministrit Hoti i kemi dhënë mbështetje të plotë në këtë proces. Fillimisht kur është diskutuar platforma dhe parimet janë konsultuar me ne. Ne kemi ngrit disa qëndrime që e ndihmojnë Hotin. E para lidhet me angazhimin e SHBA-së dhe kjo nuk është që dikush po e donë më shumë ose më pak këtë aleat. Por ne si AAK-ja kemi goxha përvojë me diskutimet në Bruksel sidomos ato të udhëhequra nga Mogherini. Kur Haradinaj e ka adresuar seriozisht çështjen e ndarjes me territor, 910 për qind e njerëzve në sektorin civil e kanë marrë këtë si hajgare. Kur kemi vendosur taksën kanë thënë se Haradinaj do ta largojë taksën për dy javë. Kurti e largoj taksën pa asnjë kusht”, ka thënë ai.

Tahiri: Duhet të ketë kritere për mbulimin e shpenzimeve për mbrojtje në Gjykatën Speciale

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Tahiri, ka thënë se duhet të ketë kritere për mbulimin e shpenzimeve për mbrojtje nga Gjykata Speciale.

Ai ka thënë se edhe pse nuk është i informuar për temën, është i bindur se aty ekziston ndonjë kriter.

“Duhet me pas kriter të saktë. Përcaktimi i kriterit të mbron edhe nga përgjegjësia penale, dhe unë jam i bindur se aty ekziston ndonjë kriter. Nëse po flasim për gjykatën speciale, këto ekipe janë shumë të kushtueshme. Duhet me vendosë kritere të kontraktimit dhe jam i bindur që këto kanë ndodhur”, ka thënë ai.

KOHA sot ka raportuar se buxheti i Kosovës do të jetë në dispozicion për avokatët e të akuzuarve potencialë të Gjykatës Speciale, për familjarët e të akuzuarve, si dhe për të liruarit e mundshëm nga akuza.

Tahiri: Të hënën rekomandimet për Telekomin shkojnë në Qeveri

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Tahiri, ka thënë se të hënën do të shkojnë rekomandimet për nxjerrën e Telekomit nga kriza.

Ai ka thënë se vendimi nuk do të jetë i lehtë duke e përsëritur se kjo është barrë e madhe për Qeverinë,

“Një numër i komunave janë duke humbur raste serioze në Gjykata dhe mjetet po merren nga përmbaruesit pa asnjë pyetje. Jemi në një situatë të rëndë me këtë temë. E them me përgjegjësi të plotë që jo vetëm në Kosovë por edhe në rastet ndërkombëtare ka problem se kur kontraktimi nuk është i saktë, sektori privat është gjithmonë më i përgatitur me goditë”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se duhet të shikuar më mirë procedurat e kontraktimit sepse vendi është duke humbur para të panumërta prej kontratave të dëmshme.

“Të hënën vinë rekomandimet, vendimi nuk do të jetë i lehtë, është një barrë e madhe e Qeverisë por duhet të japim një zgjidhje”, ka thënë ai.

Tahiri: Janë dy opsione për të nxjerrë Telekomin nga kriza

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Tahiri, ka thënë se nga ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi të hënën do të prezantojë dy opsione të cilat do ta nxjerrin Telekomin nga kriza.

Ai ka thënë se Kuçi do të ofrojë zgjidhje të qëndrueshme për Telekomin, duke shtuar se kjo ndërmarrje nuk do të falimentojë.

Tahiri ka thënë se gjendja e tanishme është një barrë e madhe për Qeverinë dhe ministrin.

“Nuk do të ketë falimentim dhe do të ketë një reagim të shpejtë të hënën. Ministri Kuçi do të prezantojë para kryeministrit dhe Qeverisë një varg rekomandimesh për intervenim të shpejtë. Janë dy opsione që i diskutova sot dhe dyjat janë intervenime të shpejta. Po flasim për një aset i cili ka një numër të madh të shërbimeve”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se Qeveria duhet t’iu dalë zot punëtorëve të cilët rrezikohen nga falimenti i Telekomit.

Sipas tij, rekomandimet nga Kuçi do të ndërlidhen me regjenerimin financiar dhe marrjen e përgjegjësisë si shtet ndaj kësaj ndërmarrje.

“Se a do të jetë plani për marrjen e një huaje afatgjate apo ndonjë formë tjetër me ndonjë menaxhment të huaj nuk mund të them”, ka thënë ai.