Tetë persona kanë vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë. Ndërkohë janë konfirmuar edhe 181 raste të reja me koronavirus.
Kjo është bërë e ditur në raportin ditor të IKSHPK-së, të publikuar të enjten pasdite.
Numri i të vdekurve ka shkuar në 158, ndërsa numri i rasteve në 6467.
Bindshëm më së shumti raste të reja ka në Prishtinë – 77. Në Gjilan janë 17 raste të reja, në Pejë 13 raste kurse në Mitrovicë e Vushtrri nga dhjetë raste.