Tregjet evropiane të aksioneve e përfunduan seancën e sotme në rend të shpërndarë dhe të tërhequra, duke u përballur me rritjen e rasteve të infektimit me COVID-19, si edhe në pritje të përfundimeve nga FED dhe plani amerikan i rimëkëmbjes.
CAC 40 i Parisit ra me -0,22%, ndërsa Dax i frankfurtit përfundoi në ekuilibër, në -0,03%, Milano -0,59%, Londra +0,40% dhe Madridi +1,06%, raporton ATSh.
“Pasiguria rreth COVID-19 dhe ndikimet e saj financiare mbetet një çështje shqetësuese për investitorët, të cilët duan të besojnë në një perspektivë të vaksinave deri në fund të vitit”, tha Laurent Le Grin, menaxher në “Degroof Petercam”.
Sipas Organizatës Botërore të Turizmit, pandemia e COVID-19 shkaktoi humbje prej 320 miliardë dollarësh në turizmin global, nga janari deri në maj.