Tri infermiere të Klinikës së Pulmologjisë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19, e që gjendja shëndetësore e tyre është stabile. Në këtë klinikë që tashmë po trajtohen edhe rastet me COVID-19 janë të shtrirë 22 pacientë pozitiv me COVID-19.
Drejtoresha e Klinikës së Pulmologjisë, Rukije Mehmeti, për KosovaPress ka treguar se gjendja e tri infermiereve që kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 është stabile.
Ajo tha se prekja e infermierëve me COVID-19 e vështirëson punën e stafit të klinikës, por që tha se janë duke u bërë përgatitjet e planit të punës në mënyrë që pacientët të marrin trajtimin e duhur.