Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka lajmëruar se ka vdekur një pacient 67-vjeçar me COVID-19, i shoqëruar edhe me sëmundje tjera.
Në njoftim thuhet se në këtë spital po trajtohen 60 pacientë të konfirmuar me COVID-19 si dhe 17 të tjerë janë në pritje të rezultateve.
Fatëkeqësisht një pacient 67 vjeçar i shoqëruar edhe me sëmundje tjera ka vdekur. Spitali I Përgjithshëm në Pejë shpreh ngushëllime për familjarët”, thuhet në njoftim.
Nga pacientët e shtrirë, 21 janë në oksigjeno terapi, dhe 8 pacientë janë në gjendje më të rëndë.











