47.3% e familjeve në Kosovë nuk mund ta përballojnë një shpenzim të papritur prej 100 euro

Statistika të frikshme ka nxjerrë Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) në raportin e fundit me titull “Rezultatet e Anketës mbi të Ardhurat dhe Kushtet e Jeteses, 2018”.

47.3% e ekonomive familjare në Kosovë nuk mund të përballojnë një shpenzim të papritur prej 100 euro.

“Sipas grafikonit të mësipërm shihet se 52.7% e ekonomive familjare mund të përballojnë një shpenzim të papritur prej 100€ dhe të paguaj prej burimeve vetanake, ndërsa 47.3% e ekonomive familjare nuk mund të përballojnë një shpenzim të papritur prej 100 €”, thuhet në raportin e ASK-së. /Buletini Ekonomik/

Reklama e sponzorizuar