9 viktima e 169 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Edhe nëntë viktima nga COVID-19 janë regjistruar në Kosovë në 24 orët e fundit, derisa 169 persona kanë rezultuar pozitivë.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se janë testuar 455 mostra të cilat janë marrë nga ShSKUK, gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren dhe laboratorët privatë.

Numri total i rasteve pozitive në Kosovë është 12.337 raste nga 46.907 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 457 raste të vdekjes.

Reklama e sponzorizuar

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 197 pacientë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 8.346 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.534.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 34 raste, komuna Gjakovë 21 raste, komuna Gjilan 17 raste, komuna Podujevë 13 raste, komuna Fushë Kosovë 12 raste, komuna Mitrovicë 10 raste, komuna Vushtrri 10 raste, komuna Pejë 7 raste, komuna Viti 6 raste, komuna Kamenicë 5 raste, komuna Drenas 4 raste, komuna Obiliq 4 raste, komuna Deçan 3 raste, komuna Ferizaj 3 raste, komuna Klinë 3 raste, komuna Lipjan 3 raste, komuna Dragash 2 raste, komuna Istog 2 raste, komuna Prizren 2 raste, komuna Rahovec 2 raste, komuna Skenderaj 2 raste, komuna Suharekë 2 raste dhe me nga një rast komunat Kaçanik dhe Shtime.