515 qytetarë gjobiten për mosrespektim të masave anti-COVID

Sheshi
Sheshi "Nëna Terezë" Prishtinë

Policia e Kosovës ka njoftuar të enjten se në 24 orët e fundit janë shqiptuar 515 gjoba për mosrespektim të masave anti-COVID.

Një ditë më herët, sipas raportit policor, janë shqiptuar 455 gjoba.

Reklama e sponzorizuar

Në të vërtetë, javëve të fundit ka pasur shumë kritika për partitë politike që kanë organizuar tubime në masë, duke shkelur rregullat për parandalimin e COVID-19.

Sipas rregullave në fuqi, nuk lejohet tubimi i më shumë se 30 personave në hapësira të mbyllura, ndërkohë që në tubime po marrin pjesë qindra veta.

Po ashtu, ka pasur kritika se inspektoratet komunale nuk po i gjobisin partitë për këto organizime, me përjashtim të Prishtinës dhe të ndonjë rasti tjetër.