A po rritet numri i të infektuarve në Shqipëri, prej turistëve nga Kosova?

Një debat i madh është hapur me fillim e sezonit turistik në lidhje me një menaxhim më mirë të lëvizjes së bashkëkombasve nga Kosova në drejtim të bregdetit shqiptar, duke qenë se dhe aty shifrat e rasteve të reja ditore me koronavirus janë në nivele tepër të larta.

Për mjekun Pipero, kufizimet nuk janë të nevojshme për sa kohë që njerëzit ndërgjegjësohen dhe zbatojnë rregullat e thjeshta të vendosjes së maskës, distancimit dhe higjienës.

Reklama e sponzorizuar

“E gjithë bota është në një varkë të madhe. Të gjithë na ka në dorë maska kudo që jemi. Të gjithë kanë të njëjtat rregulla. Nëse i respektojmë këto masa nuk duhet të kemi frikë që bashkëkombasit tanë të vijnë këtu. Por duhet t’i këshillojmë që nëse kanë shenja të mos nisen. Të tjerët mos i kufizojmë pasi përfitojnë shumë nga deti dhe dielli”, tha Pipero.