Policia në Prizren mbyll 12 lokale, shqipton 7 dënime për mosrespektim të masave Anti-Covid.
Dy ditë më parë, u panë grumbullime të shumta të qytetarëve nëpër kafiteri.
E kjo gjë shtyu të parin e Ministrisë së Shëndetësisë që të reagojë në një konferencë për media, ku tha që një mosrespektim i tillë i masave mund të përkeqsojë situatën pandemike në Kosovë.
Andaj, edhe iu bëri thirrje Policisë e Inspektoratit, që t’i shtojnë kapacitetet e tyre në terren dhe që të mos falen shkelësit e këtyre masave.
E këto thirrje, sic duket nuk ranë në vesh të shurdhër.
Policia e Kosovës, së bashku me inspektoratin, inspektuan disa kafiteri në kryeqytet.
Edhe në Komunën e Prizrenit, Policia e Kosovës, zhvilloi disa aksione.
Aty mbylli 12 lokale si dhe shqiptoi disa gjoba për mosrespektim të masave anti-covid.