Fitimi kryesor i bankave në Kosovë bazohet tek kamatat që ato aplikojnë ndaj klientëve.
Buletini Ekonomik ka analizuar raportet e përformancës financiare të bankave veç e veç, për periudhën Janar-Qershor 2020. Në total bankat patën fitime në nivel rekord nga interesat. Së bashku patën të hyra 74.3 milionë euro nga interesat.
Banka me më së shumti fitime nga interesat është banka Raiffeisen. Të hyrat nga interesi për Raiffeisen janë 22 milionë e 361 mijë euro
E dyta vjen banka NLB me 16 milionë euro të hyra nga interesat për gjashtë muaj.
ProCredit renditet e treta me 12 milionë e 820 mijë euro.
BKT me 9 milionë e 509 mijë euro renditet e katërta.
Të hyrat nga iteresi për Bankën Ekonomike ishin 7.2 milionë euro, kurse për BPB-në 6 milionë e 471 mijë euro. /Buletini Ekonomik/