Për periudhën Janar-Qershor 2020, bankat në Kosovë realizuan të hyra nnë nivel rekord nga tarifat e shërbimeve. Së bashku ato patën të hyra nga kjo kategori rreth 15 milionë euro.
Banka me më së shumti fitime nga tarifat e shërbimeve është banka Raiffeisen me 4 milionë e 106 mijë euro të hyra neto nga kjo kategori.
Fitime të majme nga shërbimet realizoi edhe ProCredit me 3 milionë e 681 mijë euro, kurse NLB vjen e treta me 3 milionë e 647 mijë euro.
Pason BKT me 1 milion e 905 mijë euro, 1 milion euro BPB dhe e fundit Banka Ekonomike me 763 mijë euro. /Buletini Ekonomik/