Komuna e Prishtinës gjatë vitit 2022 u kishte shpërndarë pako ushqimore zyrtarëve të administratës së komunës, të emëruarve politikë dhe asamblistëve të Kuvendit komunal në shumat prej 500 për punonjës, si ndihmesë në luftën kundër inflacionit.
Komuna në fjalë, sipas raportit të auditimit nga Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA), kishte lidhur kontratë me dy operatorë ekonomik për furnizimin me artikuj ushqimor për punëtorët e komunës së Prishtinës, në shumat prej 222 mijë e 500 euro dhe 223 mijë e 500. Shuma totale e këssaj kontratë me këta dy operatorë kishe arritur vlerën e gjithsej 445 mijë eurove.
Në arsyetimin e komunës drejtuar ZKA-së, thuhet se vendimi për furnizim me pako ushqimore për punëtorët e komunës, është marrë për shkak të rritjes së çmimeve në treg dhe inflacionit të lartë, përcjell Buletini Ekonomik.
Ndërkohë, sipas ZKA-së, shpenzimi i parasë publike nga kategoria e shpenzimeve mallra dhe shërbime, për pagesën e punonjësve si kontribute në mall, ndikon në përdorimin jo të duhur të parasë publike dhe si e tillë është e jashtëligjshme.
Nga ZKA-ja rekomandojnë që krytari të sigurohet që shpenzimi i parasë publike të jetë në përputhje me ligjin për ndarjet buxhetore të vitit përkatës. /Buletini Ekonomik/