Qeveria e Kosovës ka aprovuar Planin për Zbatimin e Programit të Rimëkëmbjes Ekonomike në shumë prej 365 milionë euro, në mbledhjen e kabinetit qeveritar, të enjten, ka njoftuar ministrja e Financave, Hykmete Bajrami.
Në Facebook ajo ka thënë se ky program përfshin masa lehtësuese për shumë sektorë.
Ajo në Facebook ka dhënë detaje për masat të cilat, sipas saj, do të ndikojnë në rimëkëmbjen ekonomike të vendit:
-Lehtësimi i qasjes në kredi për ndërmarrjet private dhe fermerët;
-Lehtësimi i barrës tatimore për bizneset;
-Rritja e punësimit për kategoritë me gjasa më të ulëta për punësim;
Rritja e prodhimit bujqësor vendor dhe e sigurisë së ushqimit;
-Stimulimi i kërkesës agregate e cila krijon efekte multiplikuese në ekonominë e vendit;
-Mbështetja e operimit dhe investimeve kapitale të ndërmarrjeve publike;
-Mbështetje financiare për rininë, organizatat e shoqërisë civile, artistët dhe sportistët;
-Mbështetje për zhvillim të balancuar rajonal në Republikën e Kosovës;
-Mbështetje e komuniteteve jo-shumicë në Republikën e Kosovës, për projektet dhe iniciativa që synojnë përmirësimin e jetës dhe rigjallërimin ekonomik;
-Mbështetje për fuqizimin e pozitës së gruas në shoqëri dhe ekonomi;
-Mbështetje për sektorin e arsimit;
-Mbështetje për komunat e Kosovës për menaxhimin e situatës së krijuar nga pandemia COVID-19;
-Mbështetje financiare për bashkatdhetarët duke mbuluar koston e primit të policës së sigurimit;