Bajrami njofton se nga e hëna nisin pagesat e Pakos Emergjente

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, ka thënë se nga e hëna do të nisë ekzekutimin e pagesave për qytetarët dhe bizneset për muajt e papaguar

“Në Ministrinë e Financave po punohet pa orar. Thesari dhe Departamenti i Buxhetit po bëjnë të gjitha përgatitjet që nga e hëna të fillojnë ekzekutimin e pagesave nga Pakoja Emergjente për qytetarët dhe bizneset”, ka shkruar Bajrami, në një reagim në FB.

Reklama e sponzorizuar

Bajrami ka thënë se javën që po vjen do t’i ekzekutojmë të gjitha mjetet për muajt e papaguar bazuar në Pakon Emergjente.

“Ju kërkojmë falje qytetarëve dhe bizneseve për vonesat pasi ishte pamundshme të kryheshin pagesat pa u rishikuar buxheti”, ka shtuar ajo.

Shefja e Financave ka thënë se po vazhdon puna edhe në vikend derisa disa punëtorë të Ministrisë janë infektuar me COVID-19.

“Falënderoj stafin e Ministrisë së Financave, të cilët po punojnë pa orar dhe kanë punuar gjithë kohën e pandemisë duke vënë edhe shëndetin në rrezik. Disa punëtorë të Ministrisë kanë rezultuar pozitiv me virus dhe ju urojmë shërim të shpejtë!”, ka shkruar Ministrja e Financave.