Pasiguria rreth coronavirusit po bën që të rritet edhe vlera e kriptovalutave.
Çmimi i monedhës digjitale Bitcoin u rrit me më shumë se 6 për qind dhe arriti nivelin më të lartë në 13 muaj.
Vlera e tij tashmë është 12.489 dollarë (10.572 euro).
Për më tepër, kriptovaluta po përfiton nga dollari i dobët dhe nga pasiguria që lidhet me coronavirusin.
Shumë investitorë përdorën Bitcoin për të rritur pasurinë e tyre.