Pas rritjes së stokut Tesla, vlera e tij neto u rrit gati 8 miliardë dollarë.
Pronari i Tesla-s, Elon Musk është ngjitur në vendin e katërt në indeksin e miliarderëve të Bloomberg, i cili rendit njerëzit më të pasur në botë.
Pasi që aksionet e Tesla-s u rritën me 11 pikë përqindjeje në 1.835.64 dollarë të hënën, vlera neto e CEO-s u rrit me 7.78 miliardë dollarë.
Musk zotëron më së shumti aksionet e Tesla me 20.8 për qind.
Ai kaloi ngushtë sipërmarrësin francez Bernhard Arnault, pasuria e të cilit është 84.6 miliardë dollarë amerikanë, ndërsa pasuria e Elon Musk është 84.8 miliardë dollarë.
Ndërsa gara për vendin e 4-të është shumë afër, 3 vendet e para janë në epërsi.
Shefi i Facebook, Mark Zuckerberg thuhet se ka një pasuri prej 99.08 miliardë dollarë amerikanë, themeluesi i Microsoft Bill Gates thuhet se ka 121 miliardë dollarë pasuri, kurse në vendin e parë është themeluesi i Amazon, Jeff Bezos, i cili, sipas Indeksit të Miliarderëve, thuhet se zotëron 188 miliardë dollarë pasuri.