FMN e quan të mjegulltë tregun e patundshmërive në Kosovë

FMN  e quan të mjegulltë tregun e patundshmërive në Kosovë

Në raportin e fundit mbi sistemin financiar në Kosovë, Fondin Monetar Nërkombëtar (FMN) një hapësirë i ka kushtuar edhe tregut të patundshmërive në Kosovë.

Sipas FMN-së, ky treg është tejet i mjegulltë; mungojnë informacione për zhvillimet në pasuritë e patundshme komerciale dhe nuk ka indekse çmimesh për pronat rezidenciale.

Reklama e sponzorizuar

“Tregjet e pasurive të patundshme janë shumë të mjegullta në Kosovë dhe nuk ka indekse çmimesh për pronat rezidenciale ose informacion të gatshëm për zhvillimet në pasuritë e patundshme komerciale”, thuhet në raportin thuhet në raportin “Rishikimi i Stabilitetit të Sektorit Financiar”.

Tutje në raport thuhet se në Kosovë është sfiduese të bëhet dallimi mes thellimit të shëndetshëm financiar dhe rritjes potencialisht të tepërt të kredisë. Institucionet kanë një pasqyrë shumë të kufizuar në bilancet e sektorit privat jo-financiar dhe nuk mundë të përcaktojnë me lehtësi kapacitetin e servisimit të borxhit të ekonomive familjare dhe kompanive.

“Ekzistojnë dëshmi anekdotale që një pjesë e madhe e huadhënies për konsum po orientohet drejt pasurive të patundshme në mungesë të financimit lehtësisht të disponueshëm hipotekar”, thuhet në raport. /Buletini Ekonomik/