Gati gjysma e energjisë elektrike të Gjermanisë nga energjia e ripërtëritshme

Organizata Ember ka publikuar një raport të ri që tregon se energjia e ripërtëritshme përbën 10 për qind të gjenerimit global të energjisë elektrike në gjashtë muajt e parë të vitit 2020.

Kjo shifër paraqet një rritje mbresëlënëse të gjenerimit të energjisë elektrike nga energjia e ripërtëritshme, krahasuar me pesë vjet më parë, kur gjenerimi ishte 5 për qind.

Por Gjermania qëndron shumë më lartë se shifra globale. 42 përqind e energjisë elektrike të Gjermanisë nga janari deri në qershor të këtij viti është gjeneruar nga energjia e ripërtëritshme, erës dhe ajo diellore.

Reklama e sponzorizuar

Mbretëria e Bashkuar gjithashtu ka bërë përparime vitet e fundit me 33 për qind.

Ekonomitë më të forta në botë kanë ende punë, SHBA me vetëm 12 përqind të energjisë elektrike nga energjia e ripërtëritshme dhe me nga 10 për qind Kina, India dhe Japonia.

Marrë nga World Economic Forum

Përktheu: Buletini Ekonomik/