Jeff Bezos ishte veçse njeriu më i pasur në botë. Por vlera e tij e pasurisë ka arritur majat duke arritur një rekord të ri.
Të mërkurën, pasuria e drejtorit ekzekutiv të Amazon, ka arritur në 202 miliardë dollarë, sipas indeksit të Miliarderëve të Bloomberg, përcjell Telegrafi.
Rritja shpërthyese e Bezos është shtyrë nga rritjet e aksioneve në Amazon. Aksionet e saj ka shënuar rritje për 25 për qind vetëm në tre muajt e fundit.
Bezos, i cili themeloi Amazon në vitin 1994, vazhdon të thyejë rekorde me pasurinë e tij.
Në vitin 2017, ai u bë personi më i pasur në planet dhe muajin e kaluar pasuria e tij “kërceu” në 172 miliardë dollarë, duke arritur nivelin më të lartë në botë.
Miliarderi nuk është vetëm – manjatët e tjerë të teknologjisë janë bërë shumë më të pasur në të gjithë pandeminë, ndërsa kërkesa për mallra dhe shërbime të kompanive të tyre vazhdon të rritet.
Megjithëse Amazon është pasuria më e madhe e Bezos, nuk është e vetmja markë e madhe që ai mbikëqyr.
Jashtë kompanisë, Bezos zotëron gjithashtu Blue Origin, kompania e udhëtimit hapësinor që ai themeloi në vitin 2000, dhe gazeta Washington Post, të cilën ai e bleu në vitin 2013. /Telegrafi/