Mali i Zi ka hapur kufijtë e saj me Shqipërinë dhe Kosovën sot pas orës 12:00 të mesnatës, edhe pse sipas mediave malaziase nuk ka pasur kolona nëpër kufij.
Ashtu si ka thënë Instituti për Shëndetin Publik i Malit të Zi, personat që hyjnë në këtë shtet duhet të kenë testin negativ PCR ose atë serologjik ELISA jo më të vjetër se 48 orë.
Në pikat kufitare testet do të kontrollohen nga inspektorati sanitar.
Gjer me datën 15 gusht Mali zi ka ndaluar hyrjen e shtetasve të Kosovës, Shqipërisë, Serbisë, Bosnjës dhe Hercegovinës, Maqedonisë së Veriut si dhe SHBA-së.
Gjendja nëpër pikat kufitare ka qenë e qetë, por pika kufitare Dobrakovo me Serbinë është dashur të qëndroje e mbyllur deri në ora 7 në mungesë të inspektorit sanitar.