Ekonomistët e Citigroup: Mundësia e një recesioni global afër 50%

Probabiliteti që ekonomia botërore t’i nënshtrohet një recesioni është afër 50% pasi bankat qendrore shtrëngojnë politikën monetare dhe kërkesa për mallra dobësohet, janë shprehur ekonomistët në Citigroup Inc.

Goditjet e ofertës vazhdojnë të nxisin inflacionin dhe të zvogëlojnë rritjen, ndërkohë që bankat qendrore tani po rrisin fuqishëm normat e interesit dhe kërkesa e konsumatorit për mallra po zbutet, thanë në një raport ekonomistët e udhëhequr nga Nathan Sheets.

“Përvoja e historisë tregon se ulja e normës së inflacionit shpesh mbart kosto domethënëse për rritjen dhe ne shohim probabilitetin total të recesionit teksa i afrohet tani 50%,” shkruajnë ekonomistët. “Bankat qendrore mund të krijojnë ende uljet e buta të materializuara në parashikimet e tyre, por kjo do të kërkojë ulje të goditjeve të ofertës dhe kërkesa të mbetet elastike”.

Reklama e sponzorizuar

Citigroup tani e sheh ekonominë botërore duke u rritur me 3% këtë vit dhe 2.8% në 2023. Ekonomistët e saj thanë se nëse do të ndodhte një recesion, ka të ngjarë të jetë një tip i zakonshëm në të cilën papunësia rritet disa pikë përqindjeje dhe prodhimi përjeton disa dobësi.

“Ne e shohim këtë si një pritshmëri të arsyeshme, por karakteri i egër siç e kemi theksuar është se si dinamika inflacioniste në fund rezulton të jetë kokëfortë,” thanë ata./Scan Tv/