Martin Henze: Nuk mund të ketë marrëveshje Prishtinë – Beograd, Serbia kërkon territore

I dërguari i posaçëm i presidentit amerikan për bisedimet Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka bërë të ditur se udhëheqësit e Kosovës e Serbisë do të takohen në Shtëpinë e Bardhë për bisedime më 2 shtator.

Lidhur me këtë lajm ka reaguar këshilltari politik gjerman në partinë e Angela Merkel, Martin Henze, i cili shprehet se “Nuk mund të ketë marrëveshje me Serbinë, pasi ajo kërkon vetëm kthim të territoreve”, transmeton Standard.

Reklama e sponzorizuar

Nuk mund të ketë marrëveshje me Serbinë, ajo kërkon kthim të territoreve. Nuk dëshiron të bëhet anëtare e BE-së, pasi kjo është e lidhur me anëtarësimin në NATO. Rruga e vetme e Kosovës është anëtarësimi në BE. Rama i ka zgjatur dorën Serbisë, kjo është tradhti,- shkruan Henze në një postim në Twitter.