Me ligjin e ri kundër COVID-19 mund të dënoheni deri në 500 euro nëse s’respektoni masat

Ligji për Luftimin e Pandemisë Covid-19 që u votua nga Kuvendi i Kosovës parasheh dënime nga 35 euro deri në 500 euro.

Për mos vënie të maskës dhe mos mbajtje të distancës dënimi do të jetë 35 euro.

Reklama e sponzorizuar

Për mosrespektim të ndalim qarkullimit 200 euro. Ndërsa për mosrespektim të vetëizolimit 500 euro.

Këto i ka bërë të ditura deputeti i LDK-së Haxhi Avdyli përmes një statusi në Facebook.

“Nga sot autoritetet shtetërore e qytetarët kanë ligjin për luftimin e Pandemisë Covid19 i cili u votua me 77 vota pro nga të gjitha partitë. Përgëzoj Kryetaren e Kuvendit znj Vjosa Osmani-Sadriu e cila ishte iniciatore dhe ka hartuar ligjin bazë , e ka vazhduar me plotesime shumë të dobishme nga të gjithë anetarët e Komisionit për shëndetësi .Ky ligj (edhe pse pak i vonuar) rregullon anën ligjore, parandalimin, masat per mbrojtje, testimet, trajtimin, kompenzimet shtesë, por edhe gjobat per shkelësit e ligjit e shumë elemente tjera që do ndihmojnë parandalimin e luftimit tē Pandemisë. #mbajmaskë se tani kushton 35€, #mbajdistancë se kushton 35€. #respektondalimqarkullimin sepse-200€. #respektoizolimin se kushton 500€”, shkruan deputeti Haxhiu në Facebook.