Këshilli Kosovar për Raportim Financiar (KKRF) njofton përfaqësuesit e bizneseve se edhe pse ka shtyer dy herë radhazi afatin për dorëzimin e raporteve financiare, të premten e kaluar (14.08.2020) është ballafaquar me një fluks të madh të dorëzimit të raporteve financiare në zyrat e KKRF-së.
Duke pas parasysh situatën e krijuar nga COVID-19 dhe për të lehtësuar dorëzimin e këtyre raporteve, kemi kërkuar që një kopje të raportimeve ta dorëzoni duke specifikuar dhe bashkangjitur një Listë të shoqërive tregtare për të cilat raportoni, sipas modelit të ofruar.
Në këtë kopje duhet të vendosni:- emrin dhe mbiemrin; – numrin kontaktues; dhe – email adresën e personit që dorëzon këto raporte.
Ju lutem na lejoni të rikujtojmë që të dy mënyrat e raportimit: fizik dhe elektronik janë të obliguara.