Në Kosovë janë 3 mijë e 862 raste aktive me koronavirus

Që nga 13 marsi i këtij viti, 9 mijë e 492 persona në Kosovë janë infektuar me koronavirusin COVID-19, dhe u shëruan gjithsej 5.346 të tjerë.

Si shkak i virusit vdiqën 284 njerëz, të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Numri aktiv i rasteve aktive me COVID-19 është 3 mijë e 862, të dhëna këto që janë publikuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK).

Reklama e sponzorizuar

Vetëm gjatë ditës së mërkurës në Kosovë kanë vdekur 15 persona, ndërsa janë infektuar 218 të tjerë dhe janë shëruar 156.

Rastet më të shumta të të infektuarve me COVID-19 janë në Komunën e Prishtinës. Gjatë së martës në Prishtinë 70 persona kanë rezultuar me pozitivë me COVID-19.