Një 10-vjeçar nga Kosova mbytet në Durrës

Mediat në Shqipëri raportojnë se një fëmijë nga Kosova është mbytur në një pishinë në Shqipëri.

A2news, njofton se një 10 vjeçar është mbytur në një pishinë pranë Durrësit, në lagjen nr. 13. Sipas informacioneve paraprake, fëmija ishte me pushime bashkë me familjen nga Kosova.

Policia konfirmoi se ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:40, ndërsa po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Reklama e sponzorizuar