Ministri i Bujqësisë, Besian Mustafa, ka njoftuar fermerët se është zgjatur afati për aplikim për grante deri më 28 gusht.
Postimi i plotë i Mustafës:
“Të dashur fermerë, kemi zgjatur afatin për aplikim për grante deri më 28 gusht 2020 ora 16:00!Mos harroni, aplikimi për grantë është online 24/7.Të gjithë po ballafaqohemi me sfida nga COVID-19 dhe së bashku do t’i tejkalojmë ato. Ne do të qëndrojmë vazhdimisht pranë jush, fermerëve tanë, që prodhoni ushqimin tonë, nga toka jonë, për familjet tona.