Raporti i FMN-së: Sa janë të ardhurat për kokë banori në Kosovë?

Fondi Monetar Ndërkombëtar-FMN

Kosova ka përjetuar rritje të fuqishme ekonomike vitet e fundit, megjithëse niveli i të ardhurave të saj është akoma i ulët në mesin e vendeve evropiane.

Me 3,600 euro të ardhura për kokë banori (BPV) Kosova mbetet e fundit edhe në rajon, thuhet në raportin e fundit të FMN-së për Kosovën me titull “Rishikimi i stabilitetit të sektorit financiar”.

“Sidoqoftë, me një BPV për kokë banori në rreth 3,600€ në vitin 2017, hendeku i të ardhurave të Kosovës me pjesën tjetër të Evropës mbetet i madh (26 përqind e mesatares së Bashkimit Evropian (BE) dhe 76 përqind e mesatares së Ballkanit Perëndimor në termat e Paritetit të Fuqisë Blerëse (PFB)”, thuhet në raport.

Reklama e sponzorizuar

Arsyeja se pse rritja ekonomike nuk po përkthehet në rritje të mirëqenies sipas FMN-së ka të bëjë me faktin se kjo rritje ekonomike është e bazuar kryesisht në investime publike. /Buletini Ekonomik/