Sa kushton me ble Golf 2 në Kosovë?

Nëse mendoni se Golf 2 – dikur vetura më e pëlqyer e kosovarëve – është në zhdukje e sipër, jeni gabim.

Golf 2 vazhdon të jetë prezent nëpër rrugët e Kosovës.

Sipas statistikave të MPB-së, aktualisht në vend janë 24 mijë e 202 vetura Golf 2.

Reklama e sponzorizuar

Sipas platformave online për shitblerje, çmimi i kësaj veture varion nga 500 e deri në 1300 euro.

Por me raste mund ta gjeni edhe me 300 euro. /Buletini Ekonomik/