‘Skllavëria moderne’, tashmë çështje globale

Koreja e Veriut dhe Eritrea kanë normat më të larta të skllavërisë moderne, thuhet në një sondazh global, i cili thekson se konfliktet dhe represioni qeveritar janë shtytësit kryesorë të këtij krimi që llogaritet se prekë më shumë se 40 milionë njerëz në mbarë botën.

Kombi i Afrikës Qendrore të Burundit gjithashtu ka një përhapje të lartë të skllavërisë, sipas Indeksit Global të Skllavërisë 2018 të botuar nga grupi i të drejtave të njeriut Walk Free Foundation, përcjell Buletini Ekonomik.

“Secila prej këtyre tre vendeve ka punë të detyruar të sponsorizuar nga shteti, ku qeveria e tyre i vë njerëzit e vet për të punuar për të mirën e vet”, tha Fiona David, kryetare kërkimore e Fondacionit Minderoo, e cila udhëhoqi mbledhjen e të dhënave.

Reklama e sponzorizuar

Më shumë se 40 milionë njerëz u skllavëruan në mbarë botën që nga viti 2016, sipas një vlerësimi nga Fondacioni Walk Free dhe Organizata Ndërkombëtare e Punës e Kombeve të Bashkuara (ILO).

India prin me rreth 8 milionë skllevër në mesin e 1.3 miliardëve sa është popullsia së saj.

Kina, Pakistani, Koreja e Veriut dhe Nigeria janë pesë vendet më të mëdha me numrin më të madh të skllevërve, që zënë rreth 60 për qind të viktimave në nivel global.

Marrë nga: World Forum Economic
Në shqip: Buletini Ekonomik