Shefja e FMN-së: Qeveritë duhet të subvencionojnë koston e ushqimit dhe të energjisë

Qeveritë në botë duhet të subvencionojnë koston e ushqimit dhe energjisë për anëtarët më të varfër të shoqërisë,

Kështu është shprehur shefja e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), Kristalina Georgieva duke shtuar se mbështetja duhet të sigurohet “në një mënyrë shumë të synuar, mundësisht duke ofruar subvencione drejtpërdrejt për njerëzit”.

Reklama e sponzorizuar

Njerëzit në mbarë botën po luftojnë me rritjen e kostos së jetesës, përcjell Telegrafi.

Shumë qeveri po ofrojnë ndihmë, por kritikët argumentojnë se kjo nuk është e mjaftueshme.

Kur bëhet fjalë për krizën e kostos së jetesës, Georgieva është shprehur se “ka dy prioritete, njëri njerëzit shumë të varfër, segmente të shoqërisë që tani po luftojnë me çmimet e larta të ushqimit dhe energjisë. E dyta, është të mbështesë ato biznese që janë më të dëmtuara nga lufta në Ukrainë”.

Roli i FMN-së është të punojë me qeveritë për të stabilizuar ekonominë botërore dhe për të rritur prosperitetin. Megjithatë, kjo po rezulton sfiduese sepse çmimet e ushqimeve kanë arritur nivele rekord këtë vit, ndërsa çmimet e naftës dhe gazit janë rritur gjithashtu ndjeshëm.

Kjo është kryesisht për shkak të goditjeve të dyfishta të pandemisë COVID-19 dhe luftës në Ukrainë. Ndërmjet tyre, Rusia dhe Ukraina janë eksportuesit kryesorë të të korrave dhe hidrokarbureve.