Vetëm 2% e kosovarëve i paguajnë faturat me telefon

Përdorimi i pagesave elektronike nga kosovarët është pothuajse joekzistent, thuhet në një raport të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) për sistemin financiar në Kosovë.

Vetëm 2 për qind e kosovarëve i paguajnë faturat me telefon dhe më pak se 1 për qind e përdorin telefonin celularë për të transferuar para.

BQK-ja është duke punuar në hartimin e rregulloreve për përdorimin e parasë elektronike.

Reklama e sponzorizuar

“Sidoqoftë, vetëm 24 për qind e të rriturve përdorin pagesa elektronike në Kosovë ndërsa më pak se 2 për qind përdorin telefonat celularë për t’i paguar faturat dhe më pak se 1 për qind përdorin telefonat celularë për të transferuar para. Pagesat përmes celularit dhe shërbimet e kuletës digjitale nuk janë në dispozicion në Kosovë, dhe përdorimi i nënshkrimit elektronik nuk është akoma i lejuar”, thuhet në raportin e FMN-së. /Buletini Ekonomik/